Ballafaqimi në UEFA, mbrojtja e FSHF-së “groposi” Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 18:10

Ballafaqimi në UEFA, mbrojtja e FSHF-së “groposi” Tiranën

Si institucioni që ka licencuar Tiranën në kualifikueset e Europa Ligës, FSHF është thërritur për të dëshmuar në seancat që janë zhvilluar për këtë çështje. Më 19 shtator, institucioni i futbollit në vend, ka referuar se Tirana mund të shlyejë detyrimet që ka, duke bërë në njëfarë mënyre ndërmjetësin apo garantin, pasi e ka licencuar që të marrë pjesë në Europa Ligë. Më tej, në raundin e dytë, FSHF dhe klubi kryeqytetas janë paraqitur për një lloj ballafaqimi. Institucioni i futbollit është zmbrapsur dhe ka pranuar borxhet e Tiranës.

tirana europa lig

“Më 1 dhjetor, FSHF deklaroi vëzhgimet e tij përpara Dhomës Hetuese se Komisioni i Licencimit të Shkallës së Parë të FSHF-së, më 4 maj 2017, vendosi të mos lëshojë licencën e UEFA-s për klubin me arsye se “ekzistonin detyrimet e vonuara ndaj autoriteteve tatimore dhe për shkak të informacionit të paplotë në detyrimet që klubi i kishte paraqitur”. Më pas ky vendim është animuar nga vetë klubi”, shkruhej në pikën 18 të të gjithë raportit në lidhje me këtë çështje. Më tej, pika e radhës vijon me citatin e arsyetimit të dhënë nga federata.

“FSHF deklaroi se vendimi i Organit të Apelit ‘ishte më së paku i papritur, për FSHF për shkak të mangësive të aplikimit të klubit'”, vijon shpjegimi i relacionit mbi çështjen. Në këtë mënyrë, një argument i fortë për ndëshkimin e kryeqytetasve ka qenë deklarata e federatës, e cila ka pretenduar të paraqesë komisionin e apelimit brenda saj, si trupë të pavarur nga institucioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"