Bale pëson dëmtimin e 26-të, Zidane: Nuk e di kur do kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 21:01

Bale pëson dëmtimin e 26-të, Zidane: Nuk e di kur do kthehet

Uellsiani u rikthye në fushë pas 63 ditësh për Realin e Madridit, ne ndeshjen e kupës në mesjavë ku luajti vetëm 28 minuta.  Por Bejl mori një tjetër goditje dhe tani do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Athletik Bilbaos.

bejl

Ky është një tjetër lajm i keq për Bejl, i cili ka munguar 43% të ndeshjeve të Realit që kur u transferua në Bernabeu. Sipas “Transfermarket”, 14 nga 26 dëmtimet e Bejl kanë qenë serioze. Ndërsa Zidane kur u pyet për kthimin e tij tha: “Nuk mund të jap një datë kthimi, sepse zakonisht ka zgjatur me shumë seç është parashikuar. Shpresoj për javën tjetër, por varet nga ai”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"