Balaj nuk ndalet në Superligën ruse, i jep fitoren Terek Groznit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2016 | 20:24

Balaj nuk ndalet në Superligën ruse, i jep fitoren Terek Groznit (VIDEO)

Bekim Balaj duket se po kalon një formë të mirë sportive me klubin e tij në Rusi.

balaj1-800x400Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit shënoi një tjetër gol në Superligën ruse me Terek Groznin.

Një kros i harkuar nga Mitrishev në minutën e 33′ të lojës, u shndërrua në gol nga Balaj pas gjuajtjes me kokë.

Untitled-2

Goli i shkodranit barazoi shifrat 1-1 pas avantazhit të përkohshëm të miqve në minutën e 31′, ndërsa Viker shënoi golin e fitores dy minuta pas Balajt.

Një javë më parë Balaj kuqezi realizoi një tjetër gol me kokë përballë Ufa-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"