Balaj: Nuk mjaftoi ajo që krijuam, meritonim barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:10

Balaj: Nuk mjaftoi ajo që krijuam, meritonim barazimin

Bekim Balaj ka folur pas takimit me Izraelin.

bekim

4 gjuajtje në portë, i pafat… 

Sot nuk arrita të shënoj, në ato raste që u krijuan u mundova të bëj më të mirën, por nuk mjaftoi, sepse topi nuk shkoi në rrjetë. E vuajtëm mungesën e ngolit, dhe ndikoi.

80 minuta superiorë…

Luajtëm mirë, e kishim përgatitur mirë, dhe të vjen keq që humbim 2-0. Minimumi do ishte një barazim i drejtë, krijuam shumë raste, por në futboll ndodh.

Starova tha se duhej futur Vrioni, bashkë me Balajn…

Është zgjedhje e trajnerit, por nëse shtohen lojtarë në zonë, e rrit rrezikshëmrinë. Mund të luanim me dy, ose me 5 sulmues në ato minuta, sepse duhej të shënonim, por i takon trajnerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"