Balaj mund të ketë shok skuadre një shqiptar, Sturm Graz bën ofertë për lojtarin e Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 16:39

Balaj mund të ketë shok skuadre një shqiptar, Sturm Graz bën ofertë për lojtarin e Superligës

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj mund të ketë shok skuadre një shqiptar te skuadra austriake e Sturm Graz.

milot avdyli

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Sturm Graz ka shfaqur interes për mesfushorin e Trepcca 89, Milot Avdyli. 18-vjeçari ka treguar se dy skuadra kanë bërë ofertë për të dhe “Indeksonline” ka zbuluar se një prej këtyre skuadrave është edhe Sturm Grazi.

Në ditët e ardhme pritet të kemi të reja të tjera për këtë interesim, për të kuptuar nëse do të finalizohet në fund apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"