Balaj: Humbja nuk justifikohet, skocezët s’mbaheshin. Ku t’i gjejmë lojtarët….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:17

Balaj: Humbja nuk justifikohet, skocezët s’mbaheshin. Ku t’i gjejmë lojtarët….

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, për “Supersport” pas ndeshjes deklaroi:

balaj

Skocezët…

Ata ishin shumë lojtarë të shpejtë, edhe zgjedhja bëhet sipas mundësive. Ku t’i marrim lojtarët e shpejtë, të fortë të gjatë. Në disa momente, u vendosëm gabim dhe i dhamë hapësira.

Do doje të ishe titullar?

Do doja të isha që në minutën e parë në fushë. Si përfundim, zgjedhjen e bën trajneri

Pse duhej të ishe ti?

Të them që luajmë në Shkodër, e thojnë të gjithë. E vendos trajneri. Me zgjedhjen që ka bërë, ka parë diçka më shumë te kolegu im.

Trajeneri mori fajin, por a keni edhe ju përgjegjësi?

Sigurisht, që te goli i parë, dalja me karton të kuq. Nga rrethanat që mori ndeshja, humbja nuk është e justifikueshme. U dorëzuam, dhe është e papranueshme për ne.

Të erdhi keq që e nise nga stoli?

Normalisht, brenda vetes isha i përgatitur që të isha titullar. Nga dëshira e madhe. Në momentin që u panë emrat në tabelë, në mbledhje, askush nuk e dinte se kush do startonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"