Balaj: Është momenti të tregojmë fytyrën e vërtetë. Rivaliteti me Gurin? Sa mirë që jemi 2 shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 14:06

Balaj: Është momenti të tregojmë fytyrën e vërtetë. Rivaliteti me Gurin? Sa mirë që jemi 2 shkodranë

Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, doli në konferencën për shtyp përpara gazetarëve, ku foli për përgatitjet rreth sfidës ndaj Izraelit që do të zhvillohet ditën e premte në “Elbasan Arena”. Balaj tregoi se ndihet në formë dhe shpreson të jetë në formacionin titullar.

Balaj

“Rezultatet në ato miqësore nuk na favorizuan. Tani janë ndeshje zyrtare, për të cilat trajneri ka bërë zgjedhje të tjera. Panuçi ka besuar tek eksperienca për t’ia dalë mbanë ndaj Izraelit dhe Skocisë. Ky është momenti të tregojmë fytyrën e vërtetë të ekipit kombëtar, duke i harruar ato dy miqësore të kaluara.

Gjendja- Personalisht ndihem mirë në Rusi. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren.  Rivaliteti ka qenë gjithmonë, por secili ka vendin e vet në kombëtare. Mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri.

Konkurrencë me Gurin-Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos trajneri.

Kundërshtari- Jo shumë larg jemi përballur me Izraelin. Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërgjigja në transfertë ka qenë mbresëlënëse. Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishme të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë.

Mungesa e Roshit dhe Sadikut-  Përveç aspektit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe i uroj shërim të shpejte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"