Bekim Balaj: Emocionuese në Shkodër, pres të luaj herën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2016 | 20:19

Bekim Balaj: Emocionuese në Shkodër, pres të luaj herën tjetër

Bekim Balaj ishte një prej shkodranëve që u ndje si në shtëpi gjatë ndeshjes kundër Marokut, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Pavarësisht se nuk pati minuta në dispozicion, sulmuesi shprehet i lumtur për rikonstruksionin e impiantit.

bekim balaj

“Maroku ka një Kombëtare të mirë dhe këtë e tregoi edhe në Shkodër. Si në stadiumin e vjetër, edhe te ky i riu, kam emocione të forta, si shkodran që jam. Më vjen mirë që është bërë ky stadium i ri për tifozët e mi të Vllaznisë dhe shpresojmë që të jetë një ogur i mirë për fitore në sfidat e ardhshme”, u shpreh Balaj.

Futbollisti, i cili do luajë në Rusi me skuadrën e Terek Groznit këtë vit, beson se do ketë më tepër hapësira në dispozicion në sfidën e ardhshme, më 5 shtator. “Ndeshja me Maqedoninë nuk është e lehtë, por them se Shqipëria do të arrijë një fitore. Kundër Marokut nuk luajta, edhe pse ishte ndeshja e parë e kombëtares në Shkodër në stadiumin e ri dhe kënaqësia do të ishte e madhe për mua. Gjithsesi, besoj se në ndeshjen me Maqedoninë unë do të kem minutat e mia të aktivizimit”, tha sulmuesi në deklaratën e tij për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"