Balaj dhe Berisha titullarë, Akhmat Grozni triumfon në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:25

Balaj dhe Berisha titullarë, Akhmat Grozni triumfon në shtëpi

Akhmat Grozni i shqiptarëve ka triumfuar me rezultati 2-1 në shtëpi përballë Ufa-s. Bekim Balaj dhe Bernard Berisha e nisën ndeshjen si titullarë duke bërë paraqitje të kënaqshme.

akhmat

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0 me 0, ndërkohë në të dytë, brenda një minute Mitrishev realizoi dopietë duke dhënë fitoren Akhmatit. Në minutat 5-të, 59-të, 25-vjeçari gjeti 2 herë rrugën e rrjetës. Miqtë u përpoqën ta rihapnin takimin në minutën e 82-të, por vetëm kaq.

Ndërkohë në minutën e 81-të, Balaj u zëvendësua nga trajneri duke i lënë vendin Sadaev. Me fitoren e sotme, Akhmat Grozni u ngjit në kuotën e 7 pikëve në 6 ndeshje, ndërkohë që sfidën e radhës do ta luajë ndaj Spartakut të Moskës në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"