Balaj bën detyrën, por skuadra e tij dështon në testin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 15:59

Balaj bën detyrën, por skuadra e tij dështon në testin e radhës

Sulmuesi i Shqipërisë Bekim Balaj shënoi golin e parë personal për vitin 2020.

bekim balaj

Futbollisti i Sturm Graznit realizoi golin për skuadrën austriake në takimin miqësor kundër polakëve të Pogon Shecinit në minutën e 77-ë.

Takimi përfundoi me fitoren e skuadrës së kampionatit polak 2-1. Me skuadrën e Sturm Grazit, Balaj ka shënuar deri tani 6 gola në 19 takime. Me paraqitjen e sotme, ai premton se do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"