BAKET/ Shqipëria e bën dramë, mundet në limite nga Portugalia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 15:52

BAKET/ Shqipëria e bën dramë, mundet në limite nga Portugalia

Kombëtarja shqiptare e basketbollit të meshkujve ka debutuar me humbje në ndeshjet paraeliminatore të vlefshme për Kampionatin Botëror 2023. Ndonëse ishim fare pranë fitores së shumëdëshiruar që Shqipërisë i mungon që prej vitit 2016, Kombëtarja kuqezi nuk ia doli dhe u mposht mbrëmjen e djeshme në transfertë nga Portugalia me rezultatin 70-62. Një ndeshje ku skuadra e Afrim Bilalit ishte thuajse gjatë gjithë kohës në avantazh, por perioda e fundit rezultoi fatale.basket-770x470

Shqipëria e fillon furishëm dhe me shumë entuziazëm, teksa kuqezinjtë shpërthejnë me kosha të njëpasnjëshëm. Taflaj, Hysenagolli, Shima dhe Faslija e dërgojnë Kombëtaren në +14 duke kryesuar 2-16. Por në fund të periodës së parë Portugalia ngushton në 9-18. Edhe perioda e dytë fillon ashtu si fund i i të parës, me Shqipërinë në vështirësi gjatë minutave të para, ku sulmi nuk arrin të funksionojë. Në këtë 10-minutësh vendësit luajnë më rrjedhshëm dhe kjo pasqyrohet edhe në rezultat, pasi luzitanët fitojnë 22-13 dhe kështu skuadrat shkojnë në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e barabartë 31-31.

Perioda e tretë është shumë emocionuese, ku fillimisht vendësit arrijnë të marrin një avantazh të lehtë, por Shqipëria nuk dorëzohet, arrin të barazojë, ndërsa në sekondën e fundit Bedinin realizon saktë një gjuajtje për tri pikë duke i kaluar kuqezinjtë në avantazh 44-47, kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë. Perioda e fundit karakterizohet nga një rivalitet shumë i lartë. Portugezët shkëputen në +6 pikë, por tanët reagojnë dhe barazojnë gjithçka kur kanë mbetur edhe 40 sekonda lojë.
KAL

Megjithatë, sekondat e fundit shoqërohen me gabime dhe faulle të shumtë të Kombëtares kuqezi, ndërsa vendësit e menaxhojnë më mirë situatën dhe triumfojnë 70-62. Taflaj me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë, ndërsa statistika dyshifrore pikësh regjistruan edhe Shima (12) e Hysenagolli (10). Të dielën Shqipëria luan takimin e dytë në grup përballë Qipros, në sallën “Dhimitraq Goga”, në Durrës.

PO

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"