Bakajoko, ultimatum Milanit. Shikoni çfarë shkruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 9:47

Bakajoko, ultimatum Milanit. Shikoni çfarë shkruan

Me një postim në “Instagram” ku deklaronte se nuk ka kohë, Tiemue Bakajoko duket sikur i ka dhënë një ultimatum Milanit lidhur me transferimin e tij.bakayoko

Siç dihet, kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh, por Çelsi vazhdon të mbajë lart murin e 30 milionë eurove që pretendon për kartonin e mesfushorit. Italianët, nga ana e tyre kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje në masën 20 milionë euro, me diferencën që vijon të mbajë ende larg palët nga akordi.

Në vonesat në bisedime, duket se po ndikon edhe fakti që drejtuesit e “Djallit” janë më të përqendruar tek afrimi i një qendërmbrojtësi, çka duket edhe nevoja më urgjente e deklaruar nga trajneri Stefano Pioli.

View this post on Instagram

No Time ?️

A post shared by Tiemoué Bakayoko 14 ???? (@bakayoko_official14) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"