Bakajoko dëshiron rikthimin te Milani me çdo kusht, shikoni sakrificën që ka vendosur të bëjë mesfushori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 12:34

Bakajoko dëshiron rikthimin te Milani me çdo kusht, shikoni sakrificën që ka vendosur të bëjë mesfushori

Tiemu Bakajoko dëshiron me çdo kusht rikthimin te Milani, aty ku ai gjeti shkëlqimin e tij gjatë sezonit 2018-2019 kur ishte i huazuar nga Çelsi.

bakayoko

Sezonin e fundit mesfushori ishte i huazuar te Monako dhe pas përfundimit të huazimit, është rikthyer përsëri te Çelsi, ku gjithsesi nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë.

Francezi është i gatshëm të rikthehet te Milani, madje sipas “La Gazzetta dello Sport” ka vendosur të bëjë edhe një sakrificë për rrogën. Lojtari është gati të përgjysmojë pagën e tij, e cila aktualisht është 6 milionë euro në 3 milionë euro, vetëm për t’u rikthyer te Milani.

Megjithatë problem është çmimi që kërkon Çelsi për ta lënë të lirë, i cili është 20 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"