Bakaj: Në Bjellorusi sporti vazhdon normalisht. Me këtë situatë, i bie të vij vetëm unë te kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 19:35

Bakaj: Në Bjellorusi sporti vazhdon normalisht. Me këtë situatë, i bie të vij vetëm unë te kombëtarja

Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura të Kategorisë Superiore dhe të Shqipërisë Elis Bakaj rrëfen se në Bjellorusi, vendi ku ai jeton dhe luan, shteti po e përballon përhapjen e koronavirusit.

bakaj

Për emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, futbollisti i Dinamo Brestit shton se në Bjellorusi aktivitetet futbollistike po vazhdojnë normalisht.

Në lidhje me kampionatin shqiptar, Bakaj theksoi se i vjen mirë që Tirana është kthyer në vendin që i takon. Për sa i përket ftesës për të luajtur me kombëtaren, Bakaj u shpreh me shaka se vetëm mund të luajë për kombëtaren në këto momente, pasi të gjithë lojtarët të tjerë janë të detyruar të qëndrojnë në izolim për shkak të situatës kritike të përhapjes së koronavirusit në shumë shtete të Europës, sidomos në Itali.

“Bjellorusia dhe futbolli – Këtu jeta është normale, nuk është se e kanë ndjerë shumë, çdo gjë funksionon normalisht. Ka të infektuar, por jo numër shumë të madh, duke e ditur që nuk ka shumë hyrje-dalje me Europën. Presidenti doli para ca ditësh dhe tha se kemi situatën nën kotnroll. Çdo sport luhet rregullisht, çdo kampionat rregullisht. Unë jam i shqetësuar për njerëzit dhe  për familjarët në Shqipëri dhe Rumani. E  di që nuk është situatë e mirë, por do të ndjekim urdhërat. Kam qenë në tension, por duhet të jemi të fortë, se njerëzit mund të përballojnë çdo gjë. Jam optimist se kjo gjë do të vijë një moment e do mbarojë e jeta do të vazhdojë. Presidenti bjellorus tha të pimë vodka por jo shumë që ta ekzagjerojmë.

Kampionati shqiptar – Sa i përket Tiranës, më vjen mirë që një ekip i madh si Tirana është kthyer ku i takon. E di që shumë nga njerëzit nuk e kanë mendjen në futboll, por jam i sigurt që shumë shpejt jeta do të kthehet në normalitet.

elis bakaj tirana

Mundësi për t’u kthyer te kombëtarja e Shqipërisë –  E kam thënë që kam pas fatin të vesh atë fanellë. Nëse thirrem, do të vij me qejf të jap kontibutin. Nëse jo, i uroj suksese ekipit kombëtar. Po kështu, i bie që të vij vetëm unë në kombëtare, askush tjetër”, përfundoi Elis Bakaj.

Bakaj-Kombetarja-470x352-1-374x280

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"