Bakaj ndryshon skuadër në Bjellorusi: Ika nga Shahtjor Soligorks prej familjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 21:54

Bakaj ndryshon skuadër në Bjellorusi: Ika nga Shahtjor Soligorks prej familjes

Elis Bakaj duket se ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij tek Shaktjor Soligorsk në Bjellorusi.

bakaj

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi shqiptar njofton se pas dy viteve mjaft të bukura, ka vendosur që të largohet.

“Faleminderit, Shaktjor, për këto dy vite të bukura të jetës sime. Më dhatë të gjitha kushte të luaja futbollin tim më të mirë. Dua të falënderoj shokët e mi, tifozët, trajnerët dhe të gjithë nga Soligorks. Lamtumirë! Falenderime” – shkruan Bakaj në postimin e tij, duke i hapur dyert tashmë një aventure të re në karrierë.

dsa

Ndërkohë, Bakaj ka dhënë edhe një intervistë për mediat vendase, ku shpjegon se tashmë ka zgjedhur të kalojë tek ekipi tjetër, Dinamo Brest. Ai shpjegon se kjo lëvizje nuk ka ardhur prej parave, por për faktin se ka më pranë familjen e tij.

bakaj

“Po presim një fëmijë, dhe dua të shkoj të shoh gruan sapo të mbarojmë ndeshjen e fundit. Kam dëgjuar spekulime se kjo lëvizje vjen prej parave, por nuk është e vërtetë. Shaktjori më ofroi një kontratë më të mirë për vitin tjetër, por kryesore është familja dhe dua të jem pranë tyre. E kam më të shpejtë të kthehem në shtëpi nga Bresti. Prej atje, shkoj në Varshavë për 1 orë e gjysmë, dhe pastaj një fluturim direkt për në Bukuresht, ku jeton familja ime. Në të ardhmen dua që të marr edhe gruan të jetojmë këtu, në një qytet të madh. Nuk po lëviz për para, apo për faktin se jam i pakënaqur. Duhet të ndryshosh edhe për të mirën e familjes” – është shprehur Bakaj.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"