“Bajraktareviç do të rikthehet në fundjavë”, batuta e Idrizit: Më paguani sepse nuk kemi lekë për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 14:10

“Bajraktareviç do të rikthehet në fundjavë”, batuta e Idrizit: Më paguani sepse nuk kemi lekë për ekipin

Largimi drejt Bosnjës i mesfushorit Semir Bajraktareviç ishte i papritur për klubin vlonjat. Të gjithë u habitën kur ai nuk u paraqit në seancën e dy ditëve më parë, pasi nuk kishte njoftuar as trajnerin dhe as drejtuesit.bajram nebihi

Mësohet se ai ishte mjaftuar vetëm me një mesazh dërguar një zyrtari të klubit. Kjo ka bërë që administratori Sinan Idrizi të kontaktojë me menaxherin e lojtarit. Duket se gjërat mund të jenë sqaruar disi, pasi vetë Idrizi konfirmon për “Panorama Sport” se Bajrakaterviç kthehet në fundjavë. “Nuk kam informacion… Mua më kanë thënë ka ikur në shtëpi dhe do të kthehet në fundjavë në Vlorë. Ne themi të marrim të tjerë dhe jo të na ikin. Kam folur me menaxherin e tij dhe më ka konfirmuar se do të kthehet në fundjavë për ndeshjen e radhës”, sqaroi dje Idrizi.Sinan-Idrizi

I njohur për batutat e tij, Idrizi e ka bërë edhe dje një të tillë, këtë herë duke u marrë me gazetën. “Jam bërë si zëdhënësi i ‘Panorama Sport’. Më paguani të paktën se nuk kemi lekë të paguajmë ekipin. Më paguani…”, tha duke qeshur Idrizi. Ndërkohë, vlen të theksohet se prej disa ditësh nuk po stërvitet me ekipin greku Sarris. Sipas klubit, mbrojtësi ka marrë leje pasi është bërë baba i një djali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"