“Bajernit i mungojnë liderët”, rrëfehet Levandovski: Lojtarët e rinj kanë frikë të flasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 17:57

“Bajernit i mungojnë liderët”, rrëfehet Levandovski: Lojtarët e rinj kanë frikë të flasin

Bajerni do të përballet ditën e sotme me Dortmundin, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, për shkak të lojës së bukur që bëjnë të dyja ekipet.4

Robert Levandovski po kalon një formë shumë të mirë me bavarezët këtë sezon, teksa në 17 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë plot 21 gola.

Para ndeshjes me Dortmundin sulmuesi polak ka dhënë një intervistë, ku theksoi se ajo çfarë i mungon skuadrës së tij këtë sezon janë liderët.

“Duhet të ketë një lider për çdo repart, në portë, në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. Kjo do të ishte e përsosur. Nuk mundet një lojtar i vetëm të udhëheqë të gjithë ekipin, kjo është e pamundur. Ajo që ne na mungon ndonjëherë janë komandat nga të tjerët. Lojtarët e rinj kanë pak problem me gjuhën.levandovski

Lojtarët sot kanë frikë të flasin, ose nuk kanë dëshirë. Kjo gjeneratë shkruan më shumë mesazhe me tekst, komunikon shumë në internet, dhe bën më pak telefonata. Është një kulturë tjetër.”, u shpreh polaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"