Bajerni zyrtarizon shkarkimin e Kahnit dhe Brazos, shpërthen ish-portieri: Ma ndaluan të shkoja në Këln

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:58

Bajerni zyrtarizon shkarkimin e Kahnit dhe Brazos, shpërthen ish-portieri: Ma ndaluan të shkoja në Këln

Pas fitimit të titullit në mënyrë epike, Bajerni shkarkoi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç nga rolet e tyre drejtuese.

kahn

Duket se ish-portieri nuk e ka pritur mirë këtë vendim, edhe pse kjo gjë diskutohej prej javësh.

Me anë të një interviste, Kahn u shpreh: Plani im ishte të shkoja në Këln dhe sigurisht të festoja titullin me skuadrën, por ma ndaluan”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Bajerni e ka zëvendësuar Kahnin me Jan-Kristian Dresen, ndërsa për rolin e Brazos, bordi është duke vendosur për një drejtues të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"