Bajerni zyrtarizoi trajnerin Kovac, por klubi i kroatit akuzon: Është ende nën kontratë me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 21:52

Bajerni zyrtarizoi trajnerin Kovac, por klubi i kroatit akuzon: Është ende nën kontratë me ne

Një sjellje pak profesionale dhe e parespektueshme, kështu e ka cilësuar drejtori sportiv i Aintraht Frankfurt, sjelljen e drejtuesve të Bayern Munich të cilët gjatë kësaj të enjteje kanë zyrtarizuar kroatin Niko Kovac si trajnerin e ri të skuadrës për tre vitet në vazhdim duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Kovac është nën kontratë me Frankfurtin deri në verën e vitit 2019-të, por në marrëveshjen mes palëve ka një klauzolë largimi prej 2 milionë eurosh të cilën Bayerni do ta paguajë.

niko kovac

Fredi Bobic ka akuzuar Bayernin përse nuk i ka kontaktuar më herët drejtuesit e Frankfurtit për këtë lëvizje të tyre. Ai ka shtuar se sjella e drejtuesve bavarezë ka qenë joprofesionale dhe e parespektueshme, ndërkohë vetë Kovac i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah drejtorit sportiv të Eintracht nuk ka dashur të komentojë kalimin e tij te Bayerni duke nënvizuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë gjatë një të enjteje që ka qenë vërtetë një ditë e çmendur për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"