Bajerni turpëron Arsenalin, goleadë historike në Angli (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2017 | 22:45

Bajerni turpëron Arsenalin, goleadë historike në Angli (Video)

Ëndrra e Arsenalit për një rezultat historik ndaj Bajern Mynih është kthyer në makth brenda 45 minutash, pasi gjermanët përmbysën gjithçka duke i dhënë një tjetër shuplakë të rëndë skuadrës së Venger. Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe kjo e sotmja u mbyll 5-1 për ekipin e Ançelotit, me një përmbysje që hyn në histori si humbja më e thellë në shtëpi për Arsenalin që eliminohet në këtë pikë të turneut për vitin e 7 radhazi.

1488920576867_lc_galleryImage_Britain_Football_Soccer_A

Anglezët kaluan të parët në avantazh me Uollkot dhe të paktën në 45 minutat e para dukeshin se mund të luanin si të barabartë përballë superfuqisë gjermane. Por 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Loren Koshielni dënoi ekipin e tij duke shkaktuar penallti ndërsa gjyqtari Sidiropulos mori një vendim të diskutueshëm duke larguar me të kuq mbrojtësin.

Levandovski shënoi nga pika e bardhë dhe nga aty filloi shpërbërja e Arsenalit. Për Bajernin ishte e lehtë të gjente hapësira në kundërsulm, duke ndëshkuar vendasit me Roben, Kosta dhe Vidal (2) për të kaluar në çerekfinalet e turneut, ndërsa largimi i Venger nga Arsenali tani duket thjesht një formalitet.

3E0B67D000000578-0-image-m-29_1488909203108

Arsenal-Bajern Mynih 1-5
20′ Uollkot / 55′ (p) Levandovski, 68′ Roben, 78′ D. Kosta, 80′, 85′ Vidal

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"