Bajerni traumatizon Suarezin, në dy ndeshje e “mbyt” me gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 22:54

Bajerni traumatizon Suarezin, në dy ndeshje e “mbyt” me gola

Ndeshjen e fundit Luis Suarez në Champions me Barcelonën e kishte luajtur kundër Bajernit. Katalanasit u shkërrmoqën nga bavarezët me rezultatin 8-2. Një nga mbrëmjet më të errëta jo vetëm për klubin spanjoll, por edhe për sulmuesin Luis Suarez, që pa se si gjermanët poshtëruan ekipin e tij për 90 minuta më 14 gusht.
31963904-8629207-image-a-71_1597440767534
Mirëpo duket se Bajerni është bërë makthi i Suarezit, sepse vetëm pak muaj më pas ai u rikthye të luante në Champions kundër gjermanëve. Ata nuk e kursen as këtë herë me fanellën e Atletikos dhe i shënuan 4 gola ekipit të drejtuar nga Simeone.

Me sa duket, Bajerni nuk është vetëm makthi i spanjolëve, por edhe i Suarezit që në dy ndeshje të ndryshme me dy skuadra të ndryshme ka parë skuadrat e tij të pësojnë 12 gola nga “armata” e Hansi Flikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"