Bajerni surprizon me zgjedhjen, piketon si pasuesin e Levandovskit talentin që luan në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 14:10

Bajerni surprizon me zgjedhjen, piketon si pasuesin e Levandovskit talentin që luan në Francë

Bajerni është duke e kërkuar zëvendësuesin e mundshëm të Robert Levandovskit dhe po sheh në Francë. Sipas “Sport Bild”-it, kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Lilës, Xhonatan Dejvid. 22-vjeçari është shok skuadre në kombëtare me Alfonso Dejvisin dhe përveçse luajnë për Kanadanë me mbrojtësin e majtë të Bajernit, janë edhe miq shumë të mirë.

6756756777

Kanadezi shënoi 15 gola në 38 ndeshje për Lilën sezonin e shkuar. Sipas “transfermarkt.de”, vlera e kartonit të tij është aktualisht 45 milionë euro. Dhe Lila është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve nëse vjen një ofertë te 50 milionë eurot, një shifër që Bajerni beson se do ta rikuperojë në rast se shet Robert Levandovskin te Barcelona.

Emri i Dejvidit është lidhur me Bajernin edhe në të shkuarën, madje përpara se ai të transferohej te Lila në verën e vitit 2020, kur francezët e blenë nga Genku për shifrën e 27 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"