Bajerni rikthehet dhe njëherë te “tradita”, Salihamixhiç i bën një tjetër grabitje Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 14:56

Bajerni rikthehet dhe njëherë te “tradita”, Salihamixhiç i bën një tjetër grabitje Dortmundit

Hasan Salihamixhiç duket thjesht i pandalshëm në këtë verë merkatoje. Teksa ka mbyllur shumë shpejt tratativat Mane dhe De Ligt, boshnjaku ka tërbuar së fundmi edhe drejtuesit e Borusias së Dortmundit.

Collage Maker-07-Aug-2022-10.06-AM

Me anë të një lëvizjeje tepër sekrete, “Sport 1”, nënvizoi mëngjesin e djeshëm se shefi i zbuluesve të talenteve të verdhezinjve, Markus Pilava, do të jetë brenda orëve të ardhshme një prej ekspertëve që i shtohet klubit bavarez.

Madje, në mbrëmje edhe “Kicker” kishte marrë konfirmime mbi lajmin në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"