Bajerni “pazar” në Premier Ligë, piketojnë sulmuesin që kushton 88 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 10:04

Bajerni “pazar” në Premier Ligë, piketojnë sulmuesin që kushton 88 milionë euro

Drejtori sportivi i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, premtoi para disa javësh se gjermanët do të transferonin në Mynih një “top player” dhe një nga talentet më të mëdha në Europë. Me Leroi Sane, Aleksandër Nybel, Tangui Kouasi, bavarezët kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

leroi sane

Por, kjo nuk do të thotë që kampionët e Gjermanisë do të ndalen në merkato. Duket se objektivi i radhës luan në Premier Ligë. Pas Sanesë, që erdhi në Mynih nga Mançester Siti, Salihamixhiç ka në mendje edhe një yll tjetër. Bëhet fjalë për Vilfrid Zahanë, sulmuesin e Kristal Palasit. Ai luan për skuadrën londineze që nga 2014 kur erdhi Evertoni.

27- vjeçari ka shënuar vetëm 4 gola në 34 javët e luajtura me anglezët. Bavarezët kërkojnë një sulmues i cili mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah. Ardhja e Sanesë në Mynih ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Kingslei Komanit.Wilfried-Zaha-CRYBOU

Francezi mund të rrezikojë jo pak vendin e tij dhe për këtë arsye mund të kërkojë një largim nga Bajerni. Por, pengesa që mund të hasin kampionët e Gjermanisë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë mund të jetë ajo e parave.

Lojtari ka një klauzolë largimi prej 80 milionë sterlinash ose ndryshe 88 milionë euro. Një shumë që në Mynih e konsiderojnë të madhe për lojtarin. Gjithsesi, palët pritet të takohen në javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje. Të interesuar për Zahanë janë edhe “Topçinjtë” e Londrës të cilët në sezonin e kaluar nuk u pajtuan me shumën e madhe që kërkonte Kristal Palas për lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"