Bajerni “padron” i vitit, në listë Rashica me Gjasulën. Ja të gjitha statistikat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 23:15

Bajerni “padron” i vitit, në listë Rashica me Gjasulën. Ja të gjitha statistikat…

Bajerni i Mynihut e mbylli fazën e parë të sezonit në vendin e tretë me katër pikë më pak se kryesuesit e Bundesligës, Lajpcigu. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Julian Nagelsman u shpall kampione e dimrit për sezonin 2019-2020 në kampionatin gjerman. Por kampionët në fuqi të Bajernit mund të konsiderohen si lojtarët që kanë bërë më mirë nga ana statistikore.Bayern-1-1280x853

GOLAT

Ndeshjet i fiton gjithmonë skuadra që shënon më shumë. Fakt i pakundërshtueshëm ky. Kryesuesit e Lajpcigut shënuan 48 gola në fazën e parë dhe kjo falë lojës së shpejtë në sulm. Bajerni renditet i dyti në listë me vetëm 46 gola të shënuar. Dortmundi vjen menjëherë pas bavarezëve me 41 gola. Teksa kryesuesit kanë shënuar më shumë si skuadër, te Bajerni, Robert Levandovski është pa dyshim mbreti i golave të shënuar. Plot 19 herë e ka gjetur polaku i vetëm rrugën e rrjetës duke u konfirmuar edhe njëherë tjetër si golashënuesi më i mirë. Pas tij vjen Timo Verner me vetëm 1 gol më pak.Bayern Muenchen v Celtic FC - UEFA Champions League

Rojs dhe Sanço që luajnë për verdhezinjtë vijnë pas Heningës që renditet i treti në listë. Ndërkohë, mbreti i asisteve është Tomas Myler. Edhe pse gjermani e nisi vonë sezonin e tij me bavarezët për shkak të impenjimeve të pakta nën drejtimin e ish-trajnerit Niko Kovaç. Me ardhjen e Flik, Myler u fut në ritmin e skuadrës duke dhënë 11 asiste për shokët e tij. Pas tij vjen Sanço i Borusias me 9.

GJASULA DHE RASHICA

Nuk mund të mungonin në statistikat e fundvitit edhe dy lojtarët që luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën. Klaus Gjasula që luan për Paderbornin është lojtari që është ndëshkuar më shumë me karton të verdhë. Një tregues i qartë ky për lojën e fortë që bën shqiptari në Bundesligë duke u shpallur edhe dy herë lojtari më i mirë i javës.klaus gjasula

Milot Rashica është pa dyshim njeriu gol i Verder Bremenit. Kosovari ka shënuar 8 gola në kampionat ndër to edhe Dortmundit me Bajernin. Ai është në vendin e pestë të listës së lojtarëve që kanë goditur më shumë drejt portës, plot 45 herë. Vendin e parë në këtë kategori e mban Robert Levandovski me 78 goditje drejt portës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"