Bajerni pa mëshirë edhe me të rinjtë, Hamburgu fitore jetike për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 18:49

Bajerni pa mëshirë edhe me të rinjtë, Hamburgu fitore jetike për mbijetesën

U luajtën në orën 15:30, pesë takime të vlefshme për javën e 32-të në Bundesligën gjermane. Bajerni fitoi përballë Frankfurtit, ekipit të trajnerit Kovaç, që sezonin tjetër do drejtojë bavarezët, me shifrat 4-1. Dorsh, Vagner, Rafinja dhe Syle, shënuan për kampionët e shpallur të Bundesligës, me të cilët debutoi titullar edhe kosovari Shabani.

bajern

Në takimet e tjera, Frajburgu fitoi 3-2 ndaj Këlnit, në një sfidë të rëndësishme për zonën e mbijetesës, ndërsa Hamburgu gjithashtu mori 3 pikë të arta, në transfertë ndaj Volfsburgut, me shifrat 1-3, dhe shpreson ende tek mbijetesa.

Shalke barazoi 1-1 me Borusian Mynshengladbah, ndërsa barazim shënoi edhe Herta e Berlinit, 2-2 me Augsburgun. Më poshtë, edhe zona e ethshme e mbijetesës në Bundesligë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"