Postuar: Shtator 10, 2023 | 12:55
Bajerni pa limit për yllin e skuadrës, kërkon ta blindojë me 20 milionë euro në sezon
Xhamal Musiala vlerësohet me të drejtë sipas “transfermarkt” si lojtari më i shtrenjtë i Bundesligës në vlerën e 110 milionë eurove, madje duke lënë mbrapa edhe bomberin Herri Kejn (90 mln euro).
Repertori i 20-vjeçarit ka “verbuar” këdo brenda kufijve, aq sa bordi i kampionëve po mendojnë t’i “servirin” kontratë të re faraonike. Thuhet se Musiala përfiton 8 milionë ero në sezon nga bashkëpunimi ekzistues, i cili zgjat deri në verën e vitit 2026.
Por bordi ka menduar ta përfshijë në grupin e “elitës” rreth pagave, ku përfshihen Myler, Nojer dhe Kejn, të cilët përfitojnë 20 milionë euro në sezon. “Bild” dhe “Bayern Insider” e bëjnë fakt të kryer se marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"