Bajerni pa frena, gjermanët pranë blerjes së tretë të bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2019 | 19:07

Bajerni pa frena, gjermanët pranë blerjes së tretë të bujshme

Bajerni ende pa nisur merkatoja verore ka bërë dy goditje të forta. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e Benzhamin Pavard dhe Lukas Hernandez. Francezët i kanë kushtuar klubit plot 115 milionë euro.

maxresdefaultPo, tashmë sytë po kthehen nga sulmi, pasi ky repart pritet të ngelet bosh me largimin e Riberi dhe Roben.

Sipas spanjolles “Sport”, flitet se Bajerni ka siguruar shërbimet e sulmuesit me origjinë marokene Hakim Ziek, që luan me Ajaksin dhe po bën një sezon fantastik deri më tani. Në Spanjë këtë transferim e quajnë të kryer dhe 26-vjeçari do të përbëjë blerjen e tretë.

Marokeni në këtë sezon ka shënuar plot 18 gola, ka dhënë 17 asist në 38 ndeshje. Mbetet ende dhe shumë ndeshje kështu që këto shifra kanë për t’u shtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"