Bajerni nuk ia del në mes të krizës së COVID, mundet në shtëpi me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 22:44

Bajerni nuk ia del në mes të krizës së COVID, mundet në shtëpi me përmbysje

Borusia Mynshengladbah është konfirmuar si “macja e zezë” e Bajern Mynih, pasi ka mundur për herë të 27 në kampionat bavarezët. Suksesi 2-1 sot në transfertë ishte mbresëlënës, por u ndihmua edhe nga fakti se skuadrës së Nageslman i mungonin shumë lojtarë të infektuar apo të dëmtuar.

bundesliga

Portieri Jan Somer i miqve u desh të bënte shumë ndërhyrje për të mbajtur topin jashtë rrjetës së tij në minutat e parë, por nuk mund të bënte asgjë ndaj goditjes së Levandovskit në minutën e 18-të të ndeshjes që u luajt pa spektatorë për shkak të masave anti-COVID.

Por Gladbah u përgjigj rrufeshëm në pjesën e parë duke shënuar dy herë në harkun e katër minutave me anë të Nojhaus dhe Lainer. Musiala dhe Myler shpërdoruan raste të mira, ndërsa Levandovski goditi përsëri traversën. Gjërat nuk ndryshuan deri në fund të sfidës dhe Mynshengladbah mori një sukses të rëndësishëm që e largon nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

Ndërsa Bajerni mbetet përsëri i shkëputur në vendin e parë në renditje, me Borusia Dortmund që e ndjek me 7 pikë diferencë, por ka luajtur një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"