Bajerni në sulm për yllin e Juventusit, “paguajnë” Zyle dhe Hernandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 13:48

Bajerni në sulm për yllin e Juventusit, “paguajnë” Zyle dhe Hernandez

Ai është një djalosh i cili ka dalë nga shkolla e Ajaksit, por që prej disa sezonesh luan për Juventusin në Itali. Paraqitjet e tij në Serinë A kanë qenë më shumë se zhgënjyese për holandezin i cili tani duket se do të largohet nga bardhezinjtë.

DE LIGT 1

Bajerni ka kohë që e ndjek lojtarin dhe në verë ai mund të vinte në Mynih duke nisur një kapitull të ri. Për momentin, kampionët janë duke menduar për rinovimin e Niklas Zyles i cili ende nuk ka pranuar vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët.

Oferta e Bajernit ka shkuar deri në 10 milionë euro në sezon, por lojtari ka refuzuar pasi kërkon më shumë. Diçka që nuk mund të ndodhë.

Ndërkohë që për De Ligtin, bavarezët duhet të paguajnë 85 milionë euro, shuma që Juventus kërkon për mbrojtësin.

Gjithsesi, gjermanët janë gati të paguajnë vetëm 65 milionë euro. Një tjetër arsye përse holandezi mund të përfundojë në Mynih është edhe ajo e largimit të Lukas Hernandezit.

Francezi që edhi më bujë nga Atletiko Madrid mund të jetë i sakrifikuari i radhës. Dëmtimet e shpeshta dhe mosgjetja e një vendi fiks në skuadër kanë bërë që lojtari të mendojë largimin edhe pse ai vlerësohet shumë nga trajneri Nagelsman.

Ndërkohë që dhe një refuzim tjetër i Zyles mund të bëjë që Bajerni të detyrohet të hyjë në merkato dhe të blindojë mbrojtjen.

BAJERNI NË “POLE”

Për të arritur te De Ligt, Bajerni duhet të mposhtë konkurrencën e disa prej klubeve më të mëdha në Europë. Për lojtarin janë interesuar edhe Çelsi, Mançester Siti dhe Parisi.

Gjithsesi, të parët në radhë për të marrë shërbimet mbeten bavarezët të cilët kanë një marrëdhënie të mirë me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, presidentin e skuadrës së Juventusit, Andrea Anjeli, dhe pëlqimin e vetë lojtarit i cili kur luante me Ajaksin nuk fshehu dëshirën për të luajtur një ditë në “Allianz Arena”.

Në rast të një ardhjeje të holandezit në Mynih, Bajerni do të formonte një dyshe të frikshme në mbrojtje teksa De Ligt do të luante përkrah Upameçanos duke e bërë të pa kalueshme mbrojtjen e kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"