Bajerni në merkato për mbrojtës të djathtë, zbulohen pesë emrat që duan kampionët e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 13:12

Bajerni në merkato për mbrojtës të djathtë, zbulohen pesë emrat që duan kampionët e Gjermanisë

Kampionët në fuqi janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Me mungesat e Niklas Zyles dhe Lukas Hernandezit, bavarezët duan ta nisin pjesën e dytë të sezonit me një përforcim në repartin defensiv. Kjo mësohet të ketë qenë kërkesa e vetme e trajnerit Hansi Flik që ndodhet në Doha të Katarit me skuadrën e Bajernit. 

bajerni i mynihut

“Sky” ka bërë një skanim të lojtarëve që janë vënë në shënjestër nga klubi gjerman, i cili kërkon t’ia plotësojë dëshirën trajnerit.

hakimi

Arshaf Hakimi- 21-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë për Dortmundin në 2019-ën. Kartoni i marokenit zotërohet nga Reali i Madridit, i cili kërkon ta rikthejë në Spanjë pas paraqitjeve pozitive në Bundesligë. Hakimi do t’i kushtonte Borusias dhe skuadrave të tjera plot 35 milionë euro nëse shitet nga Reali.

belerin

Hektor Belerin- Spanjolli nuk luan prej kohësh me Arsenalin pasi vuan një dëmtim në gju. Trajneri aktual i “Gunners”, Mikel Artena, i ka besuar vendin e tij Matiland Niles, pasi nuk ka ndërmend të presë Belerin që mund të largohet nga Premier Liga në një kampionat tjetër. Bajerni e ndjek me vëmendje këtë çështje dhe pritet të nisë negociatat me lojtarin, kartoni i të cilit vlerësohet me 26 milionë euro.

Maks Arons- Lojtari që luan për Noruiçin në Angli shihet si një nga mbrojtësit më premtues në ishull. 21-vjeçari kërkohet gjithashtu nga Çelsi dhe Arsenali që mund t’ua vështirësojnë punën bavarezëve për të arritur te lojtari i cili kushton 26 milionë euro.

zhoao kanselo

Zhoao Kanselo- Ish-lojtari Valencias, Interit, Juventusit dhe tani Mançester Sitit është edhe objektivi kryesor i kampionëve të Gjermanisë. Kampioni i Europës me Portugalinë shihet si lojtari ideal për të luajtur në krahun e djathtë në Mynih. Gjithsesi, 25-vjeçari vështirë se do të largohet në janar nga Siti edhe pse anglezët janë të gatshëm të bisedojnë për çmimin e portugezit, i cili vlerësohet me 47.4 milionë euro.

Lukas Klosterman- Mbrojtësi i krahut i Lajpcigut është një nga lojtarët më të talentuar në Gjermani. Për 23-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Borusia e Dortmundit, e cila është e gatshme të paguajë 26.4 milionë euro për të.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"