Bajerni në kor: Në Madrid, ndeshja e jetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 11:11

Bajerni në kor: Në Madrid, ndeshja e jetës

Bajerni i Mynihut është shumë opti mist për një përmbysje të madhe në Madrid nesër mbrëma, pas humbjes që pë- soi 2-1 në gjysmëfinalen e parë në Mynih javën e shkuar. Dhe optimizmin, përveç futbollistëve, e injekton edhe shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige.

Numri 2 i klubit i bën thirrje skuadrës për të luajtur ndeshjen e sezonit në “Santiago Bernabeu”: “Mezi po e presim ndeshjen e kthimit kundër skuadrës më të mirë në botë, e cila e ka fituar Ligën e Kampioneve tri herë që prej vitit 2014. Reali i Madridit është pa dyshim pikë referimi në futbollin botëror”. Megjithatë, “Kalle” e paralajmëron skuadrën se kjo ndeshje nuk do të jetë aspak një shëtitje dhe bavarezët duhet të jenë gati për luftë. “Nëse duam të përmbushim ëndrrën e Kievit (arrijmë finalen e 26 majit), atëherë në ‘Bernabeu’ do të kemi nevojë që të luajmë ndeshjen më të mirë të sezonit”.

bajern

Ulraish – Shumë i karikuar pas fitores ndaj Frankfurtit është edhe portieri Zven Ulraish: “Receta e madhe është që ne të shënojmë golat tanë. Në mbrojtje nuk duhet të bëjmë gabime, nuk duhet të pësojmë asnjë gol. Detyra jonë në Madrid është të jemi më të ftohtë përpara portës. Pastaj do të shkojmë në finale. Jam i bindur që ne do të fluturojmë në Kiev”.

bajern

Myler – Edhe kapiteni Tomas Myler, i cili vjen në një formë të shkëlqyer, është i bindur te shanset e skuadrës së tij për përmbysjen e madhe. Por, sulmuesi është i ndërgjegjshëm për atë çka duhet të përmirësojë skuadra nga ndeshja e parë, finalizimin: “Do luajmë me guxim dhe nuk do tregojmë më shumë respekt seç duhet në këtë ndeshje. Duhet ta dërgojmë topin në rrjetë në të tilla ndeshje dhe kjo vlen edhe për mua personalisht që nuk kam shënuar ende ndaj tyre. Ka ardhur koha ta bëj. E dimë që duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, por dimë gjithashtu që asgjë nuk ka përfunduar. Këtë optimizëm duhet ta marrim me vete edhe në Madrid”.

Kimish – Dhe i fundit në radhë që karikon skuadrën përpara duelit më të rëndë- sishëm të sezonit është një nga lojtarët më grintoz të Jup Hejnkesit, autori i golit të vetëm të gjermanëve në ndeshjen e vajtjes, Joshua Kimish: “Unë mendoj se kualifikimi është ende i hapur. Patëm shumë raste në ndeshjen e parë. Kështu që nëse përsëritim gjysmëfinalen e parë, atëherë pa dyshim që mund të shkojmë në finale. Jam shumë i motivuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"