Bajerni mposhti pastër Çelsin, Flik: Jemi me një këmbë në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 9:19

Bajerni mposhti pastër Çelsin, Flik: Jemi me një këmbë në çerekfinale

Hansi Flik ishte shumë i lumtur pas fitores 3-0 në fushën e Çelsit në ndeshjen e parë midis dy skuadrave. Gjermani tha pas takimit se skuadra ia bëri më të lehtë vetes kualifikimin me këtë fitore të madhe.

Flik3

“Tani mendoj që jemi gjysmë të kualifikuar. Po mendojmë vetëm se si të shkojmë në çerekfinale. Vetëm 90 minuta na ndajnë nga kjo gjë. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, tha Flik. Më pas tekniku bavarez u shpreh se kjo fitore erdhi si rrjedhojë e një ndeshje perfekte nga skuadra e tij e cila luajti e bashkuar.

Chelsea-Bayern-Munich-Man-Utd-transfer-news-1247309

“Futbolli është një lojë skuadre dhe nëse do të fitosh ndeshje duhet të luajnë të gjithë me të njëjtin përkushtim. Levandovski dha dy asiste, diçka e pazakontë nga një bomber që vetëm shënon. Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kam parë. Pa dyshim që do të na çojë shumë larg në këtë sezon. Myler? Bëri gjithçka çfarë i kërkova para ndeshjes. Krijoi raste dhe hapësira për lojtarët e tjerë, edhe pse kundërshtari u rreshtua shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. Por skuadra ishte shumë e përqendruar dhe në fund mori atë që meritonte. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të përsërisim këtë performancë përballë tifozëve tanë, të cilët nuk presin gjë tjetër. Jemi në një pikë të sezonit ku duhet të bëjmë shumë kujdes. Shpresoj që lojtarët të ruajnë këtë ritëm dhe të mos kenë probleme shëndetësore. Që nesër (sot) do të mendojmë për sfidën me Hofenhaimin, na pret një transfertë e vështirë. Por jam i bindur që do t’ia dalim. Bundesliga është shumë e rëndësishme për ne”, tha Hansi Flik pas fitores së thellë në “Stamford Bridge” ndaj bluve të Londrës që tani e shohin veten në një situatë shumë të ndërlikuar në Ligën e Kampioneve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"