Bajerni merr komandën në Gjermani, fiton lehtësisht ndaj Lajpcigut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 20:50

Bajerni merr komandën në Gjermani, fiton lehtësisht ndaj Lajpcigut (VIDEO)

Bajerni i Jup Hejnkes, ka mundur lehtësisht Lajpcigun, në sfidën e javës së 10-të në Bundesligë. Dy gola të Xhejms Rodrigezit dhe Levandovskit në pjesën e parë, i siguruan bavarezëve tri pikët, ndërkohë që miqtë luanin që pas 13 minutash lojë me 10 futbollistë.

bajern

Humbja e Dortmundit pak orë më parë, bëri që Bajerni I Mynihut të ngjitet tashmë në kuotën e 23 pikëve, i vetëm në krye të kampionatit gjerman. Borusia e Dortmundit dhe Lajpcigu ndjekin, ndërkohë që në vendin e katërt renditet surpriza e këtij edicioni, Hanoveri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"