Bajerni me synime të mëdha, bavarezët afër rekordit 82-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 13:42

Bajerni me synime të mëdha, bavarezët afër rekordit 82-vjeçar

Bajern Mynih është skuadra më dominuese në futbollin gjerman si dhe një nga skuadra më të forta në Europë.

BAJERN

Bavarezët shquhen për rekordet e shumta të arritura duke hyrë në histori të futbolli botëror. Së fundmi, Bajerni është afër arritjes së një rekordi që mbahet prej 82 vitesh.

Kampionët e Gjermanisë me ndeshjen e fituar kundër Këlnit në fundjavë arritën shifrën e 74 ndeshjeve radhazi që arrijnë të realizojnë gol duke kaluar Santosin e  Peles që në vitet 1961-1963 arriti të shënonte gol në 73 ndeshje radhazi, po aq sa Real Madridi në vitin 2016-2017 ku me Ronaldo, Bejl e Benzema nuk ndalej së shënuari në 73 ndeshje.

Rekordi absolut mbahet nga River Plejti i cili në vitet 1936-1939 arriti të shënonte gol në 96 ndeshje radhazi.

Hera e fundit që Bajern nuk shënon është në 9 shkurt të vitit 2020 në barazimin pa gola kundër Lajpcigut, dhe barvarezët kanë në dorë të arrijnë një rekord historik duke parë dhe sasinë e madhe të ndeshjeve që kanë përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"