Bajerni, Havi Martinez do të mungojë 6 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2014 | 11:52

Bajerni, Havi Martinez do të mungojë 6 muaj

Martinez2Diagnoza përfun dimtare për Havi Martinezin është zbardhur zyrtarisht pas rezonancës magnetike. Mesfushori spanjoll i Bajernit në Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmundit ka këputur ligamentin e gjurit të majtë pas një përplasjeje me Marcel Shmelcer në minutën e 31-të. Ky dëmtim ka hidhëruar tifozët dhe drejtuesit bavarezë, sepse 25-vjeçari spanjoll do të mungojë 6 muaj duke u rikthyer vitin tjetër. Në këtë përfundim ka arritur doktori i Bajernit, Myler-Volfart dhe Peter Yblaker. “Natyrisht që jam i shqetësuar dhe traumatizuar. Por, mos u shqetësoni. Unë do të rikthehem më i fortë!”, shkruan Martinez në sajtin bavarez. Edhe pse Gjermania ka klinika të specializuara të ortopedisë, stafi mjekësor i Bajernit ka vendosur që Martinez të operohet në Vail të Kolorados në SHBA. Pas rikthimit në Mynih, ai do t’i nënshtrohet një terapie intensive për të rigjeneruar qelizat dhe ligamentin e gjurit. “E parandjeva. Është një humbje e madhe. Do kemi probleme deri në fillim të fazës së dytë vitin tjetër”, komunikoi Guardiola. Ndërkohë, numri i pacientëve në infermieri është rritur. Tiago Alkantara, pas trajtimit të gabuar në Barcelonë, pritet të mungojë edhe dy muaj, pra rikthimi planifikohet në muajin tetor. Bastian Shvajnshtaiger vazhdon të ketë probleme, edhe pse të lehta. Riberi gjithashtu, por lajmi i mirë është se do rikthehet ditën e hënë në stërvitje. Braziliani Rafinja ka humbur startin e sezonit pas probleme me kaviljen gjatë prezantimit zyrtar. Edhe pse Guardiola dhe Rumenige patën mbyllur blerjet, po mendohet një qendërmbrojtës ose një mesfushor defensiv. Për qendërmbrojtjen, Guardiola ka vetëm tre lojtarë, Dante, Boateng dhe Badshtuber. Kjo ka bërë që Bajerni të ndryshojë mendje dhe plan për merkaton. Gazeta bavareze “TZ” ka prezantuar 10 kandidatë, nga Gustavo, Godin, Sakho deri te Khedira…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"