Bajerni luan me Atletikon, flet mbrojtësi bavarez: Simeone trajneri më i mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 19:50

Bajerni luan me Atletikon, flet mbrojtësi bavarez: Simeone trajneri më i mirë në botë

Për Lukas Hernandezin do të jetë një përballje e veçantë ajo ndaj Atletikos së Madridit. Francezi ka luajtur që kur ishte fëmijë me ta duke u larguar vetëm para dy sezonesh për t’iu bashkuar Bajernit për shumën e 80 milionë eurove. Kampioni i botës u shpreh në konferencën për shtyp se është një emocion shumë i madh dhe se Atletiko do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

hernandez

PËR ISH-SKUADRËN – “Kur luan përballë tyre, është gjithmonë një sfidë e vështirë. Ata kanë një skuadër ndryshe nga një sezon më parë, janë forcuar shumë duke marrë lojtarë cilësorë. Në mbrojtje janë shumë kompaktë dhe është shumë e vështirë t’i thyesh. Do të jetë një sfidë e fortë. Simeone? I jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua. Është një njeri dhe trajner i madh. Në sytë e mi është ndoshta trajneri më i mirë në botë”.

PËR FAVORITËT – “Jo vetëm për të fituar nesër (sot), por edhe Champions-in mendoj që Bajerni është skuadra e parë që më vjen në mendje. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe jemi kampionë të Europës. Jemi të bashkuar dhe të uritur për të vazhduar këtë sukses për shumë vite me radhë. Champions-i është një kompeticion që të motivon në maksimum, të gjithë jemi gati për të përsëritur sezonin e kaluar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"