Bajerni lë me pasoja Borusian, Haland dëmtohet. Verdhezinjtë në panik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 22:14

Bajerni lë me pasoja Borusian, Haland dëmtohet. Verdhezinjtë në panik

Borusia Dortmundi nuk është mjaftuar vetëm me humbjen e sotme ndaj Bajernit 0-1 në shtëpi, por i frikësohet dhe dëmtimit të sulmuesit të saj kryesor Erling Haland.
1590513904-medium_2020-05-25-72626cca9a
19-vjeçari norvegjez u detyrua të linte fushën në minutën e 72-ë teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Xhejdën Sanço pësoi tërheqje muskulare.

Nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por tashmë verdhezinjve u janë zbehur shpresat për titullin kampion teksa e sheh veten 7 pikë larg bavarezëve kryesues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"