Bajerni kërkojnë mbrojtësin e PSG-së, rrezikon Boateng

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 21:22

Bota Bundesliga FB Të fundit

Bajerni kërkojnë mbrojtësin e PSG-së, rrezikon Boateng

Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Mungesat e shumta në repartin difensiv kanë bërë që trajneri Flik të kërkoi me ngulm një përforcim në merkaton e dimrit. 

MUNIR

Sipas “Sky”, gjermanët i kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut të djathtë te PSG-ja, Tomas Munie. Belgu 28-vjeçar shihet si lojtari ideal për të luajtur në skuadrën e Flik. Salihamixhiç kërkon të përfshijë në tratativë Zherom Boateng.

bajerni i mynihut

Me këtë të fundit, që mund të largohet në Paris vetëm pas përfundimit të sezonit. Kartoni i Munie vlersohet me 30 milionë euro nga klubi francez, që mund të bëjë një ulje, nëse Zherom Boateng do të shkonte në Francë në përfundim të sezoni. Gjermani mund të largohej që tani, por duke parë mungesat e shumta në prapavijë, ai konsiderohet i rëndësishëm për trajnerin Hansi Flik.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com