Bajerni i përplas derën Brozoviçit, Interi vendos për të ardhmen e Shkriniarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:29

Bajerni i përplas derën Brozoviçit, Interi vendos për të ardhmen e Shkriniarit

Marselo Brozoviç dhe Interi nuk duket se janë më në sintoni të plotë mes tyre. Sipas lajmeve që vijnë nga Gjermania, Andi Bara, menaxheri që kuron interesat e mesfushorit kroat, ka trokitur në dyert e Bajernit këtë fundjavë, por papritur ka parë t’i përplasen në fytyrë ato.

brozovic

Ndonëse rreth 3 javë më parë klubi gjerman kishte bërë sondazhet e para dhe vetë Brozoviç dukej i bindur për të ndërruar ambient, për të kaluar në Bundesligë, duket se paraqitjet e fundit që 27-vjeçari ka bërë, ka sjellë pakënaqësi te rekordmenët. Drejtuesit e klubit nga Mynihu nuk kanë shpenzuar shumë minuta me menaxherin e Brozoviçit, të cilit i kanë thënë në mënyrë të prerë se klienti i tij nuk bën pjesë në planet e tyre.

Por edhe pse Bajerni ka hequr dorë nga “Brozo”, nuk do të thotë se deri më 5 tetor nuk mund të largohet nga Milano, siç konfirmon vetë menaxheri: “Marselo është një ndër lojtarët më të mirë të Interit. Gjendet mirë në Milano, por ndoshta pas shumë vitesh në një skuadër mund të vijë dëshira për të ndërruar klub”.

skriniar.inter.2019.20.750x450

Ndërkohë, duket se po kthjellohet situata me Milan Shkriniarin. Mbrojtësi sllovak, i cili dukej fare pranë Totenhemit, ndoshta do të vazhdojë të qëndrojë në Milano, pasi askush nuk ka ndërmend që të shpenzojë 50 milionët që kërkon Interi. “Po, kemi pasur disa takime me Totenhemin, por Shkriniar do vazhdojë të qëndrojë me ne dhe nuk është në merkato. Pas largimit të Godinit, nuk kemi luksin të largojmë edhe Shkriniarin”, u shpreh drejtori sportiv, Piero Auzilio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"