Bajerni i pangopur, pas Sanesë gjermanët kërkojnë edhe yllin tjetër të Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 11:33

Bajerni i pangopur, pas Sanesë gjermanët kërkojnë edhe yllin tjetër të Sitit

Dënimi i Mançester Sitit nga UEFA për të mos marrë pjesë në dy sezone të Championsit dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh, ka shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e Leroi Sanesë në Angli. Klubi nga Mançesteri u penalizua për mashtrime financiare, duke akumuluar borxhe të mëdha dhe anashkaluar paktin për “fair-play”-in financiar.mancester siti

Ndërkohë, lojtari i kombëtares gjermane është kandidati numër 1 për të lënë skuadrën dhe të transferohet në fund të sezonit në Mynih. “Bild” shkruan se bisedimet me të dhe stafin bavarez do të kryhen në muajin prill, për të mbyllur gjithçka në favor të klubit gjerman, një tratativë që ka nisur që në qershorin e vitit të kaluar, por që nuk u realizua për shkak të dëmtimit të lojtarit në ndeshjen e Superkupës së Anglisë në muajin gusht.

Kontrata e Sanesë me Sitin përfundon në vitin 2021, po me shumë mundësi nuk do të rinovohet nga anësori i majtë. Kështu, Bajerni me shumë mundësi nuk do të përdorë opsionet për blerjen përfundimtare të Ivan Perisiçit nga Interi dhe të Filipe Kutinjos nga skuadra e Barcelonës. Leroy-Sane-Kevin-de-Bruyne

DE BRYJNE – Një lojtar që mund të ishte i mirëpritur në çdo klub të botës. Kevin De Bryjne është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Ish-lojtari i Volfsburgut në Bundesligë mund të përfundojë në listën e Hasan Salihamixhiç, edhe pse për të do të duhej që të futej dora thellë në portofol. Mungesa në Champions do ta detyrojë Sitin të mos i rezistojë një oferte të madhe nga klubet më të mira në botë.

Vetë lojtari nuk do të qëndronte për të luajtur vetëm në kampionatin anglez. Gjithsesi, ende nuk ka një lëvizje konkrete për çështjen e De Bryjnes nga Hasan Salihamixhiç, që për momentin është i fokusuar të sjellë në Mynih Leroi Sanenë më parë dhe më pas të mendojë për një lojtar tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"