Bajerni i Mynihut ofron 30 milionë euro për sulmuesin e Liverpulit, gati të zyrtarizohet të… dielën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:57

Bajerni i Mynihut ofron 30 milionë euro për sulmuesin e Liverpulit, gati të zyrtarizohet të… dielën

Sadio Mane është afër arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me Bajernin e Mynihut dhe pritet t’u kushtojë 30 milionë euro (25 milionë paund) gjermanëve, sipas lajmeve që po qarkullojnë.

MANE 1

Mane do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Liverpulin në qershor, me Barcelonën dhe PSG-në në pritje.

Por duket se Bajerni është në “pole” për të blerë ndërkombëtarin senegalez, me gazetën franceze “L’Equipe” që pretendon se ai është afër arritjes së një marrëveshjeje me skuadrën e Bundesligës.

30-vjeçari do të ketë një tarifë transferimi prej 30 milionë eurosh (25 milionë paund). Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, kishte takuar agjentin e lojtarit për të shprehur interesimin e klubit.

Gjigantët gjermanë e kanë bërë atë objektivin e tyre kryesor këtë verë, pasi kërkojnë të zëvendësojnë Robert Levandovskin në largim.

Polaku 33-vjeçar, ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Barcelona, e cila mendohet se po udhëheq përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin më të mirë në Bundesligë.

Mane, ndërkohë, ka shijuar gjashtë vite në “Anfield” që nga kalimi i tij nga Sauthamptoni në 2016-ën.

Ai ka shënuar 120 gola për klubin, duke fituar “Premier League”, Champions Ligë, “FA Cup”, “EFL Cup” dhe Kupën e Botës për klube.

Mane u pyet për të ardhmen e tij në Liverpul përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Ai dha një përgjigje dyshuese kur u pyet nëse do të ishte ende në “Anfield” sezonin e ardhshëm.

“Unë mendoj se pyetja është një pyetje shumë e mirë, tani për tani do të jetë e vështirë për mua të përgjigjem”, tha ai. “Por sigurisht që jam shumë i fokusuar te finalja.

Më bëni pyetjen pas Champions-it, unë do t’ju përgjigjem”.

A është finalja e Champions Ligës ndeshja e fundit e Manesë në Liverpul? Bajerni i Mynihut po bëhet gjithnjë e më i bindur se do të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpulit këtë verë, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Kampionët e Bundesligës janë gjithashtu në merkato për një anësor, me bisedimet për kontratën e Serge Gnabrisë që supozohet se po ngecin dhe është afër Realit, dhe ata besojnë se Mane është i prirur të bëjë ndryshimin drejt Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"