Bajerni i Mynihut në kërkim të një mbrojtësi, i ofron Napolit shumën e majme për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 14:38

Bajerni i Mynihut në kërkim të një mbrojtësi, i ofron Napolit shumën e majme për…

Bajerni është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

KULIBALI

Pas largimit të Zyles drejt Dortmundit, bavarezët janë hedhur në kërkim të një lojtari me eksperiencë që do t’u garantonte kampionëve siguri në prapavijë.

Së fundmi në skenë është shfaqur emri i mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.

Sipas mediave gjermane, lojtari do të ishte i disponueshëm për bavarezët nëse këta të fundit do të shpenzonin 30 milionë euro, aq sa dhe Napoli kërkon për mbrojtësin.

Ndërkohë që “Bild” shkruan se Bajerni dështoi për të marrë Rydigerin pasi kishte bërë ofertën për lojtarin shumë vonë. Përgjegjësia këtu bie sërish mbi drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili vazhdon të jetë në qendër të kritikave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"