Bajerni i Mynihut i kujton 8-2, flet Kuman: Radha jonë t’i bëjmë keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 9:01

Bajerni i Mynihut i kujton 8-2, flet Kuman: Radha jonë t’i bëjmë keq

Ronald Kuman ka besim se Barcelo na e tij mund t’i bëjë keq Bajernit, por thotë se futbollistët duhet ta largojnë nga mendja humbjen e turpshme 8-2. Ai thotë se katalanasit mund të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion të Ligës së Kampioneve dhe ka sheshuar mosmarrëveshjet që ka me presidentin Laporta.

kuman 1

KUTINJO E DE JONG- “Kutinjo ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, por çdo ditë është duke u rikuperuar. Luk ka më pak kohë, por edhe atij i duhen minuta në këmbë”.

STRATEGJIA- “Më e rëndësishme sesa skema është identiteti në fushën e lojës. Nuk mund të humbasim topa në zona të rrezikshme, sepse kundërshtari mund të na bëjë keq. Me topin janë shumë të shpejtë”.

HUMBJA 8-2- “Jemi duke folur për atë që ka ndodhur më shumë sesa 1 vit më parë. Sigurisht që duhet të mos e harrojmë, por të motivohemi për të ndryshuar situatën. Do të jetë një sfidë me intensitet, por mund t’i bëjmë keq Bajernit. Kam besim”.

NIVELI- “Në aspektin fizik jemi shumë mirë. Lojtarët që kanë qenë me kombëtaret e tyre kanë pushuar, ndërsa të tjerët janë stërvitur mjaft mirë”.

CHAMPIONS- “Kjo është një pyetje, së cilës nuk i jap dot përgjigje. Pasi të luajmë në këtë kompeticion, do të jap përgjigje se deri ku do të shkojmë. Vitin e kaluar e fitoi Çelsi dhe nuk ishte favorite”.

RINOVIMI- “Nuk ka kushte në kontratën time, por nuk dua të flas. Tani është vëmendja e gjitha te Bajerni. E ardhmja ime nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është e ardhmja e klubit”.

LAPORTA- “Kam raport të mirë me të. Kemi pasur diskutime dhe debate, por tani gjithçka është rregulluar. Nuk kam më probleme me presidentin”.

BAJERNI- “Është një skuadër me kualitete të mëdha individuale. Ka lojtarë me përvojë. Kam besim që do ta rivalizojmë atë dhe shumë të tjera për Champions. Luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo është e rëndësishme. Do të përpiqemi të nxjerrim një rezultat pozitiv”.

KËRKUES- “Kemi bërë ndryshime të rëndësishme në skuadër, por në futboll nuk ke shumë kohë. Është një ndeshje, nga e cila mund të nxjerrim përfundime të mira”.

E ARDHMJA- “Falë meje, Barcelona ka të ardhme të ndritur në botën e futbollit. Po bëjmë një punë të shkëlqyer”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"