Bajerni i fiksuar pas bomberit të Premier Ligës, klubi gjerman fillon kontaktet me menaxherin e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 19:15

Bajerni i fiksuar pas bomberit të Premier Ligës, klubi gjerman fillon kontaktet me menaxherin e lojtarit

Mungesa e 9-ës në ekipin e Bajernit vazhdon të mbetet një çështje e hapur, edhe pse afati i transferimit të lojtarëve ka përfunduar. Eksperti i transferimeve, Tomas Pletenberg, në “Football Daily”, ka pohuar se drejtuesit nga Mynihu kanë nisur kontaktet me agjentin e sulmuesit të Totenhemit, Çarli Kejn, njëkohësisht vëllai i Henrit.

herri kejn

Negociatorët e bavarezëve do të përpiqen të bindin agjentin e sulmuesit, marrë në konsideratë edhe fuqinë e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare mbi fitimin e trofeve.

Por gjithsesi, theksohet nga Pletenberg se operacioni nuk do të jetë i lehtë, pasi trajneri Konte dhe presidenti Levi kanë dhënë përgjigje kategorike mbi mundësinë e një transferimi të tillë.

Madje, nga ishulli britanik thuhet se “Spërsat” po mendojnë servirjen e zgjatjes së bashkëpunimit, por pa dhënë detaje shtesë. Kontrata e sulmuesit anglez përfundon në verën e 2024-ës dhe deri atëherë ka ende kohë mbi skenarë të ndryshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"