Bajerni gjen “Modriçin e ri”, talenti kroat kryen stërvitjen e parë me kampionët e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 14:33

Bajerni gjen “Modriçin e ri”, talenti kroat kryen stërvitjen e parë me kampionët e Gjermanisë

Lovro Zvonarek ka kohë që krahasohet me Luka Modriçin në Kroaci. Për talentin 17-vjeçar, i cili tashmë ka zbarkuar në radhët e Bajernit të Myniht, ndeshja e parë në “Allianz Arena” mund të jetë ende larg, por për fantazistin e talentuar ka shpresa të mëdha se do të bëhet një yll i madh botëror.

6756756

Mesfushori erdhi në Mynih këtë muaj dhe konsiderohet një pasardhës i denjë i yllit të Realit të Madridit në vendin e tij. Zbuluesi i tij, Tomislav Stipiç, tha për “Bild”: “Ai ka aftësinë për t’u shndërruar në Modriçin e ri. Është një paketë e plotë”.

Të shtunën kreu seancën e parë stërvitore në klubin e Bajernit dhe u stërvit me skuadrën e dytë. Ai vjen nga klubi i Slaven Belupos dhe Bajerni mendohet se ka paguar 1.8 milionë euro për kartonin, por që bashkë me bonuset mund të shkojë në 4.5 milionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"