Bajerni gati të nisë ofensivën për Milot Rashicën, ja problemi për të mbërritur te futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:29

Bajerni gati të nisë ofensivën për Milot Rashicën, ja problemi për të mbërritur te futbollisti

Nëse Bajerni kërkon lojtarë të rinj dhe të talentuar, bën mirë të hedhë sytë nga Verder Bremeni. Rashica është një bast i mirë për të ardhmen”. Kjo ishte këshilla e Ditmar Haman për ekipin bavarez, pas performancës së shkëlqyer të sulmuesit shqiptar në ndeshjen e Kupës kundër Dortmundit. Lojtari i përfaqësueses së Kovocës ka kontratë me Verder Bremenin deri në vitin 2022, por me shumë mundësi ai do të largohet për një skuadër më të madhe duke qenë se performancat e tij këtë sezon kanë qenë të shkëlqyera.1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Klubi gjerman i ka vendosur një klauzolë 38 milionë euro futbollistit shqiptar, por për ekipet si Bajerni apo Dortmundi ka një problem. Kjo klauzolë nuk është e vlefshme për ekipet e Bundesligës, por vetëm për skuadrat angleze, italiane, spanjolle dhe ato franceze. Kjo do të thotë se për dy ekipet e sipërpërmendura ka një tjetër çmim, i cili mund të jetë më i lartë dhe i negociueshëm mes drejtuesve.

INTERESI– Në këtë pikë, interesi i Verderit është që ta transferojë Rashicën te Bajerni i Mynihut ose te Dortmundi, sepse do të arkëtojë më shumë se 38 milionë euro (klauzola). Ata do ta vendosin vetë çmimin për lojtarin që e ka mahnitur Bundesligën. Prej kohësh, Rashica është në vëmendjen e disa skuadrave të mëdha në Europë, por ai ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij dhe vazhdon të jetë i përqendruar në maksimum për të mbyllur sa më mirë sezonin.RASHICA

Verderi është duke kaluar një moment negativ dhe renditet në zonën e ftohtë të renditjes duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Nëse ndodh kjo, atëherë Rashica do të largohet menjëherë dhe skuadrat e interesuara për të duhet të nxitojnë që të arrijnë ndonjë marrëveshje paraprake.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"