Bajerni fiton klasiken e Gjermanisë, mposht Dortmundin dhe konsolidon vendin e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 20:32

Bajerni fiton klasiken e Gjermanisë, mposht Dortmundin dhe konsolidon vendin e parë (VIDEO)

Bajerni i Mynihut arriti një fitore bindëse, në transfertën e vështirë të Dortmundit. Të besuarit e Jup Hejnkes mbyllën sfidën me rezultatin 1-3, dhe tashmë konsolidojnë pozitat në vendin e parë, pas oshilacioneve në fillimin e kampionatit, për më tepër pasi klubi pushoi nga puna edhe Karlo Ançelotin.

bajerni

Roben, Levandovski dhe Alaba ishin shënuesit për fitoren e bavarezëve, fitore kjo që e çon Bajernin në kuotën e 26 pikëve, katër më shumë se vendi i dytë, Lajpcigu. Ndërkohë, Borusia e Dortmundit konfirmon krizën që po kalon, ku përveç ecurisë së keqe në grupin e Champions Ligës, tashmë ka rrëshkitur në vendin e tretë edhe në Bundesliga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"