Bajerni e kërkon për të zëvendësuar Kovaçin, Alegri merr vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 14:04

Bajerni e kërkon për të zëvendësuar Kovaçin, Alegri merr vendimin për të ardhmen e tij

Niko Kovaç prej mbrëmjes së djeshme nuk është më trajneri i Bajernit të Mynihut. Humbja fatale ndaj Frankfurtit me rezultatin e thellë 5-1, bëri që palët të binin dakord për prishjen e marrëveshjes mes tyre.

Alegri

Drejtuesit e Bajernit nisën punë për të gjetur zëvendësuesin dhe siç raporton “Corriere Dello Sport”, Alegri ishte një prej alternativave.

Por, “Sky Sport Germania”, bën me dije se Alegri i ka thënë jo Bajernit, pasi kërkon që të jetë i lirë deri në fundin e qershorit, dhe do të startojë një projekt të vetin.

Kështu kampionët e Gjermanisë kanë kthyer sytë nga Ten Hag, i cili është i lidhur me Ajaksin dhe nuk dihet nëse mund të largohej në mes të sezonit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"