Bajerni e feston Oktoberfestin në fushë, 0 humbje prej 2010-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 13:09

Bajerni e feston Oktoberfestin në fushë, 0 humbje prej 2010-ës

As nënkampionët e Gjermanisë nuk ngjallën shpresën për të qenë të rrezikshëm ndaj bavarezëve. “Superioriteti i tyre është i jashtëzakonshëm. Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, unë nuk mendoj se ata do të humbasin ndonjë ndeshje”, u dorëzua drejtori sportiv i Shalkes, Kristian Haidel, pas ndeshjes. Bajerni i Mynihut dominon Bundesligën dhe e bën pa mëshirë. Që prej së shtunës, Oktoberfest është rikthyer në Mynih dhe gjatë festivalit të famshëm të birrës Bajerni nuk dëshiron asnjëherë që të largohet nga shtëpia.

_100747441_bayern

Por udhëtimi në Gelzenkirshen gjatë kësaj periudhe ia vlen gjithmonë. Ekzaktësisht një vit më parë, më 19 shtator 2017, rekordmenët gjermanë mundën Shalken 3-0, ndërsa këtë vit u rikthyen nga “Veltins Arena” me një fitore 2-0. David Alaba me shokë e merituan pa dyshim një krikëll birre pas kësaj. “Nuk do të mbesë më asnjë sot”, tha me humor mbrojtësi austriak pas ndeshjes ndaj bluve mbretërorë, duke nënkuptuar se tendat do të ishin të mbyllura kur skuadra të mbërrinte në aeroportin e Mynihut pas mesnate.

Skuadrën e Kovaç e pret një kalendar i ngjeshur këto ditë. Të martën, kampionët do të presin Augsburgun në kampionatin që rikthehet në mesjavë, ekzaktësisht tri ditë përpara ndeshjes së tyre të ardhshme, në transfertë kundër Hertës të premten. “Ne e kemi festën tonë me skuadrën të dielën e fundit të Oktoberfest. Deri atëherë, lojtarëve mund t’u lejohet vetëm një limonadë”, tha me buzëqeshje drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç.

Screen-Shot-2015-08-26-at-12.05.03

Atëherë periudha e parë e ngjeshur e sezonit do të ketë përfunduar dhe Bajerni shpreson të marrë rezultatet e radhës pozitive me shpresën për të parë pas i qetë me një birrë të ftohtë në duar. Statistikat janë premtuese, të paktën në Bundesligë.

AWDS9

Bajerni nuk humbet asnjë ndeshje në Bundesligë gjatë Oktoberfestit që prej vitit 2010 (22 fitore, 6 barazime, humbja e fundit ka qenë ajo kundër Borusias së Dortmundit 0-2) dhe paraqitja e së shtunës ndaj Shalkes tregon se festivali më i famshëm në Gjermani mund t’i sjellë fat edhe këtë vit. Deri tani, gjërat po shkojnë fjollë këtë sezon: në total janë luajtur 7 ndeshje, gjatë së cilave janë regjistruar po aq fitore: 19 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Në 5 ndeshje Manuel Nojer e ka ruajtur rrjetën të paprekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"